Komuna e Obiliqit me zero raste pozitiv me Covid-19 dhe zero raste aktive

Kosova

Komuna e Obiliqit me zero raste pozitiv me Covid-19 dhe zero raste aktive

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 23:39
Xhafer Gashi

Komuna e Obiliqit, ka dy ditë që nuk ka asnjë rast të ri me Covid-19, rrjedhimisht edhe asnjë rast aktiv me këtë virus.

Me këtë rast, në amfiteatrin e sheshit “Dëshmorët e Kombit”, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka ndarë mirënjohje për drejtorin e QKMF-së, z.Haki Jashari dhe gjithë stafin e QKMF-së, për të shprehur falënderimin për punën, sakrificën dhe devotshmërinë në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, “ata janë heronjtë tanë në luftën me pandeminë Covid-19”, është shprehur kryetari Gashi.

Mirënjohje është ndarë edhe për Komandantin e Statcionit Policor në Obiliq z.Sejdi Zeqiri, për anëtarët e shtabit emergjent lokal, për punën, angazhimin dhe kontributin e dhënë në menaxhimin e situatës me Covid-19.

Kryetari Gashi, ka falënderuar qytetarët e Obiliqit, sepse siç është shprehur ai: “Pa bashkëpunimin e tyre kjo betejë me këtë virus do të ishte e pamundur.” Ai, po ashtu, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen ndaj këtij virusi në Qendrën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat