IKSHPK në Pejë thotë se uji në Deçan nuk është i helmuar, edhe analiza bakterologjike ka rezultuar në rregull

Kosova

IKSHPK në Pejë thotë se uji në Deçan nuk është i helmuar, edhe analiza bakterologjike ka rezultuar në rregull

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 15:09
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, respektivisht Instituti Rajonal i Shëndetit Publik në Pejë ka njoftuar se rezultatet për dyshimin e helmimit të ujit në Deçan kanë dalë negative.

Këtë e ka bërë të ditur Adnora Nurboja nga nga IKSHPK-ja në Pejë.

Ajo ka thënë se edhe analizat fiziko-kimike dhe bakteriologjike janë në përputhje me standardet.

“Ato që i kemi punuar ne në Pejë, analizat fiziko-kimike dhe bakteriologjike janë në përputhje me standardet”, ka thënë ajo.

Edhe Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka deklaruar se asnjë pistë e hetimeve nuk çon që helmimi ka ndodhur nga uji.

Për dy vdekjet që u shënuan dje në këtë komunë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë nuk kanë lidhje fare me helmimet e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat