Inspektohen ujëmbledhësit dhe puset e ujit në Shtime

Kosova

Inspektohen ujëmbledhësit dhe puset e ujit në Shtime

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 17:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Shtime, si dhe përgjegjësit e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal (KUR) “Prishtina”, kanë vizituar dhe inspektuar të gjitha puset e ujit dhe ujëmbledhësit që furnizojnë qytetarët me ujë të pijshëm.

Njoftimi:

Drejtoria e Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës (PK), gjegjësisht zyrtarët policorë të Stacionit të Policisë në Shtime si dhe përgjegjësit e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal (KUR) “Prishtina”, kanë vizituar dhe inspektuar të gjitha puset e ujit dhe ujëmbledhësit që furnizojnë qytetarët me ujë të pijshëm.

Drejtori, Hamëz Tërshani tha se në kuadër të aktiviteteve ditore kanë paraparë që së bashku me policinë dhe përfaqësuesit e kompanisë rajonale të ujësjellësit të kenë një plan të inspektimit të objekteve publike, në veçanti objektet e furnizimit me ujin e pijshëm.

Sipas tij të gjitha objektet janë të sigurta dhe mirë të mbyllura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat