Lajm i mirë për motin, nesër priten ndryshime

Kosova

Lajm i mirë për motin, nesër priten ndryshime

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 20:06
Ilustrim

Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht përreth vlerave të pranueshme, e orëve të pasdites shkaku i rritjes së ozonit sipërfaqësor mund të kaloj në vlera mesatare. Nga dita e shtunë dhe në fundjavë do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë kryesisht në vlera shumë të larta, e në fundjavë zbret në vlera të larta, megjithatë që nga ora 10 deri 16, preferohet t'i ikim ekspozimit në rreze të diellit.

15.07 - Mbetet shumë nxehtë e kryesisht me diell. Vonë pasdite përreth viseve malore me mundësi për ndonjë rrebeshe shiu me bubullimë.

16.07 - Nxehtë, paradite kryesisht me diell. Gjatë ditës priten zhvillime të vransirave, e pasdite dhe në mbrëmje priten edhe rrebeshe me bubullima, vende-vende me reshje më intenzive.

17.07 - Diell e vransira. Që nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, që vende-vende do të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër. Rrebeshet mund të zhvillohen edhe orëve të mbrëmjes.

18.07 - Vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Nga orët e mëngjesit priten mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima. Vende-vende rrebeshet ka gjasa të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër.

19.07 - Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Temperaturat minimale luhaten nga 17C deri 19C, e maksimalet pësojnë rënie, nga 35C të enjten, në 27C deri 29C ditëve të fundjavës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi 3-13m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies lehtë nën vlera normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat