Një vit pas hyrjes në fuqi diskutohet Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës

Kosova

Një vit pas hyrjes në fuqi diskutohet Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 06:07
Ilustrim

Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeminisrit dhe Save the Children në Kosovë organizojnë tryezën diskutuese “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës një vit pas hyrjes në fuqi” për të shënuar në mënyrë ceremoniale këtë datë dhe reflektuar mbi përgjegjësinë dhe angazhimin e përbashkët që kemi ndaj fëmijëve.

Qëllimi i tryezës është diskutimi i përbashkët me institucionet përgjegjëse, grupet e udhëhequra nga fëmijët, shoqëria civile dhe palët e tjera lidhur me implementimin e ligjit deri më tani; përkatësisht dhe konkretisht, mekanizmat parandalues dhe reagues ndaj dhunës ndaj fëmijëve, si dhe bashkëpunimin e koordinimin ndër-sektorial për shërbimet buxhetore për mbrojtjen e fëmijëve.

Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës për herë të parë në Kosovë ndalon në të gjitha ambientet të gjitha llojet e abuzimit tëfëmijëve përfshirë ndëshkimin trupor, dhunën psikologjike, seksuale, ekonomikedhe neglizhimin.

Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Savethe Children vlerësojnëse zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës është tejet i rëndësishëm për të ardhmen e vendit, prandaj organizon këtë tryezë diskutimi për të vlerësuar progresin e deri tanishëm dhe për të shtyrë përpara harmonizim dhe bashkëpunim ndër-sektorial në mes të gjithë akterëve relevant me qëllim të zbatimit në tërësi të obligimeve që rrjedhin nga ky Ligj; në mënyrë që fëmijëve t’u krijohet mundësia që të rriten të shëndetshëm e pa dhunë në mënyrë që të mund ta arrijnë potencialin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat