​Mbi 78 mijë qytetarë marrin dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19

Kosova

​Mbi 78 mijë qytetarë marrin dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 08:05
Ilustrim

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri të enjten, në Kosovë mbi 78 mijë e 283 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka treguar se deri tani në gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 293 mijë e 693 doza të vaksinës.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

15 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.513 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 293.693 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 78.298 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.467 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.514.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 105.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page...

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

__________________

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat