MSh: Nis shpërndarja e insulinave në QKMF-të e Kosovës

Kosova

MSh: Nis shpërndarja e insulinave në QKMF-të e Kosovës

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 16:01
Ilustrim

Ka filluar shpërndarja e insulinave në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) të Kosovës. ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tashmë kanë përfunduar të gjitha procedurat për furnizimin e insulinave, dhe se nga sot dhe ditëve në vijim do të vazhdoj shpërndarja e insulinave për pacientët me diabet nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Njoftimi i plotë i MSh-së:

Nis shpërndarja e insulinave në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare të Kosovës.

Njoftohen të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se pas hapjes së rrugëve ligjore, Ministria e Shëndetësisë ka përfunduar të gjitha procedurat për furnizimin e insulinave, dhe se nga sot dhe ditëve në vijim do të vazhdoj shpërndarja e insulinave për pacientët me diabet nëpër Qendrat Kryesore te Mjekesise Familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat