Komuna e Malishevës dhe “Help-Hilfe zur Selbsthilfe” nënshkruan marrëveshje për përkrahje të bizneseve të vogla

Kosova

Komuna e Malishevës dhe “Help-Hilfe zur Selbsthilfe” nënshkruan marrëveshje për përkrahje të bizneseve të vogla

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 16:19
Komuna e Malishevës

Sot është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit në mes të “Help-Hilfe zur Selbsthilfe” Misioni në Kosovë dhe Komunës së Malishevës, në kuadër të projektit "Fuqizimi socio-ekonomik i Ballkanit Perëndimor”. Marrëveshja është nënshkruar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe përfaqësuesja e  “Help-Hilfe zur Selbsthilfe” në Kosovë, Shqipe Breznica.

Programi synon të rrisë stabilitetin socio-ekonomik të rajonit gjatë periudhës 2021-2022.

Qëllimi është krijimi i mekanizmave dhe rrjeteve për fuqizimin e grupeve të margjinalizuara përfshirë masat e rimëkëmbjes nga Covid-19 dhe në këtë mënyrë mundësojmë përfshirjen e tyre dhe prosperitetin shoqëror.

Në projekt Komuna e Malishevës përfshihet me 25 grante në sektoret bujqësi, zejtari dhe shërbime, ndërsa kontributi i Komunës është 30%.

Vlera mesatare e një granti, për një përfitues, është deri në 2,000.00 Euro, shumë kjo e cila përfshinë edhe kontributin nga klientët e përzgjedhur (përfituesit) prej 20%.

Krahas pajisjeve, përfituesve do t'u ofrohen edhe trajnime profesionale dhe mbështetje teknike pasi të kenë pranuar pajisjet.

Informacionet e tjera do të ofrohen përmes takimeve informuese që do të mbahen në fillim të projektit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat