Molliqaj vazhdon të mbahet në paraburgim

Kosova

Molliqaj vazhdon të mbahet në paraburgim

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 17:58
Molliqaj vazhdon paraburgimin për 48 orë

Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta tha se lideri i kësaj partie, Dardan Molliqaj po vazhdon të mbahet në paraburgim.

Rrusta, lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku tha se me urdhër të Policisë së Kosovës, Molliqaj vazhdon paraburgimin për 48 orë.

“Dardan Molliqaj vazhdon të mbahet në paraburgim me urdhër të policisë për 48 orë për aksionin e sotëm kundër zhvatjes që po bën qeveria”, shkroi Rrusta në Facebook.

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një aksion pranë ndërtesës “Rilindja”, ku ndodhet stafi i disa ministrive. Pas kësaj proteste janë arrestuar disa zyrtarë të kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat