Banorët e Deçanit po e blejnë ujin

Kosova

Banorët e Deçanit po e blejnë ujin

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 21:58
Foto ilustrim

Banorët e Komunës së Deçanit nuk po e përdorin ujin për pije, pasi dyshohet se një pjesë e tyre u helmuan.

Dyshimet e ngritura, që dikush ka hedhur diçka në ujë, po e rrisin edhe më shumë hezitimin e banorëve për të konsumuar ujin.

Që nga e diela kur edhe u paraqitën rastet e para si të dyshimta, banorët po e blejnë ujin për pije.

Vetëm brenda 24 orëve, trajtim mjekësor në QKMF kanë kërkuar 187 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat