Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 00:13
Kosovë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan mban Konventën përgatitore për zgjedhjet e 17 tetorit, ku edhe do të zyrtarizohet kandidati për kryetar të Komunës.

(Dega e LDK-së në Gjilan, ora 10:00)

Shënimi i “Epopesë së UÇK-së të korrikut 1998”, në komunën e Rahovecit bëhen homazhe te Muri i Pikëllimit dhe vend rëniet e dëshmorëve: Abdullah Bugari dhe Gëzim Hamza.

(Komuna e Rahovecit, 10:00)

Komuna e Vushtrrisë lanson platformën “Invest in Vushtrri”.

(Kalaja e Vushtrrisë, ora 11:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat