​Operohet një fëmijë 2 vjeç në QKUK, i hiqet tumori me përmasa të mëdha

Kosova

​Operohet një fëmijë 2 vjeç në QKUK, i hiqet tumori me përmasa të mëdha

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 16:32
Pamje nga operacioni

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët kirurgë, të asistuar nga ekipi i anestezionit, kanë operuar me sukses një fëmijë të moshës 2 vjeçare, duke ia larguar tumorin.

Ai ia kishte përfshirë gjysmën e barkut.

“Operacioni u realizua, pas trajtimit dhe ekzaminimeve të vazhdueshme nga mjekët pediatër-onkologë.

Pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet shumë shpejt për në shtëpi”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat