Mehaj nga afër viziton gjenjden e pacientëve në QKMF në Deçan

Kosova

Mehaj nga afër viziton gjenjden e pacientëve në QKMF në Deçan

Nga: A.SH Më: 17 korrik 2021 Në ora: 18:05
Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj ka vizituar pacientët dhe stafin mjekësor në QKMF në Deçan.

Ai ka thënë se ka marrë të gjitha masat, që të gjitha nevojat dhe kërkesat e adresuara nga Shtabi Emergjent i Komunës, të realizohen në kohën e duhur me të gjitha kapacitetet e FSK-së në dispozicion.

Postimi në Facebook:

Bashkëvendas të mi të dashur deçanas,

Qytetarë të dashur të vendit tim,

Edhe pse çdo çast jam i informuar me situatën, sot, isha në vizitë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, për të parë nga afër punën e stafit mjekësor të kësaj qendre dhe pacientët në trajtim. Drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë, Musa Berisha dhe të gjithë stafit të QKMF-së në Deçan i shpreha vlerësimin tim më të lartë për shërbimin vetëmohues të tyre në përmbushjen me përkushtimin dhe dinjitetin më të lartë, detyrën e shenjtë të mantelbardhit.

Gjatë tërë kohës pata në dorë librin "Lufta kundër vdekjes" të dhuruar nga vet autori, drejtori Musa Berisha, këtij burri me një jetë të tërë në shërbim të Lirisë së vendit tonë.

E "luftën" me këtë emergjencë, e fituan edhe ky ekip i mrekullueshëm, të cilët më njoftuan se gjendja është gati në normalitet dhe se qytetarët nuk kanë nevojë më të shqetësohen.

Unë kam marrë të gjitha masat, që të gjitha nevojat dhe kërkesat e adresuara nga Shtabi Emergjent i Komunës, të realizohen në kohën e duhur me të gjitha kapacitetet e FSK-së në dispozicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat