Bëhuni gati për vapën afrikane, temperatura maksimale mbi 35C

Kosova

Bëhuni gati për vapën afrikane, temperatura maksimale mbi 35C

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 07:00
Ilustrim

Java që lamë pas, na solli mot relativisht më të freskët, ndërkaq java e fundit e korrikut do të na sjell vapën afrikane me temperatura mjaft të larta, edhe mbi 35C.

Do të mbajë mot kryesisht me diell, megjithëse orëve të pasdites ditëve të para të javës, përreth viseve malore mund të ketë zhvillime të vransirave, e ditën e hënë dhe mërkurë, priten mundësi edhe për rrebeshe shiu e bubullima.

27.07 - Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.

28.07 - Shumë nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite përreth relieveve priten zhvillime të vransirave, me mundësi edhe për rrebeshe me bubullimë.

29.07 - Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.

30.07 - Shumë nxehtë e kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 17C deri 20C, e maksimalet shënojnë rritje edhe mbi 35C deri në 37C, edhepse vende-vende mund të arrijnë vlera edhe prej 38C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi e perëndimi 2-10m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes, më pas gradualisht në rënie përreth vlerave normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat