Banorët e Runikut protestojnë nesër kundër KEK-ut dhe KEDS-it

Kosova

Banorët e Runikut protestojnë nesër kundër KEK-ut dhe KEDS-it

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Banorët e bashkësisë lokale të Runikut në komunën e Skenderajt nesër do të mbajnë protestë për të kundërshtuar KEK-un dhe KEDS-in.

Kjo për ndërprerjen e vazhdueshme të energjisë elektrike në këtë bashkësi lokale.

Protesta do të filloj në ora 12:00 dhe do të zgjasë deri në ora 12:30 teksa banorët ankohen se këtë problem e kanë tash e pesë vjet.

Bashkësia lokale e Runikut aktualisht ka 850 shtëpi dhe përfshinë 12 fshatra që kanë rreth 15 mijë banorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat