Bulliqi pret në takim ministrin Elbert Krasniqi: Zotohen për mbështetje të komuniteteve pakicë

Kosova

Bulliqi pret në takim ministrin Elbert Krasniqi: Zotohen për mbështetje të komuniteteve pakicë

Nga: A.SH Më: 4 gusht 2021 Në ora: 14:17
Foto nga takimi

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në takim Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ata janë zotuar për mbështetje të komuniteteve pakicë dhe të ofrojmë ndihmë bazuar në nevojeat që kanë.

Postimi në Facebook:

Sot, bashkë me deputetin Fitim Haziri, drejtorin e Urbanizmit, Bujar Hasani dhe drejtorin e Shërbimeve Publike, Fevzi Jetullahu, pritëm në takim, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ministrin e informova për punët të cilat i kemi realizuar dhe për ato që planifikojmë t’i realizojmë gjatë këtij mandati. Po ashtu, kërkova mbështetje shtesë nga qeveria, bazuar në nevojat që kemi si komunë, e që janë të mëdha.

Pas bisedës, së bashku me Ministrin Krasniqi vizituam lagje ku jetojnë qytetarë të komuniteteve pakicë për t’i parë nga afër kushtet në të cilat ata jetojnë, nevojat dhe kërkesat e tyre.

Së bashku, u zotuam se do të punojmë maksimalisht që t’i qëndrojmë pranë komuniteteve pakicë dhe të ofrojmë ndihmë bazuar në nevojeat që kanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat