Aliu: Komuna e Vitisë po punon vazhdimisht në krijimin e mjediseve sa më të mira shkollore

Kosova

Aliu: Komuna e Vitisë po punon vazhdimisht në krijimin e mjediseve sa më të mira shkollore

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 16:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Komuna e Vitisë, po vazhdon në renovimin e objekteve shkollore në fshatrat e ndryshme të kësaj komune.

Sipas Basri Aliut, drejtor i Arsimit në Viti, në kuadër të planit të veprimit të kësaj drejtorie janë duke vazhduar punimet në renovimin e shkollave dhe përmirësimin e vazhdueshme të ambientit shkollor për nxënësit dhe personelin arsimor.

Ai bënë me dije se aktualisht është duke u punuar në renovimin e shkollave në fshatrat Gjylekar, Gërmovë, Sadovinë e Jerlive por edhe në Pozheran konkretisht në shkollën mikes “Kongrese i Manastrit”.

Drejtori Aliu shtoj se kjo komunë do të bëjnë intervenime të tilla edhe në objektet e tjera shkollore ku paraqitet nevoja duke përkushtuar se komuna e Vitisë në krye me kryetarin Sokol Haliti, mbesin të përkushtuar që të kenë hapësira sa më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Ai shtoj se në kuadër të planit të veprimit pos intervenimeve në objektet dhe mjediset shkollore dhe të krijimit të hapësirave sportive, janë paraparë edhe veprime konkrete për testin e maturës dhe atë të arritshmerisë por edhe të dezinfektimit të objekteve shkollore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat