Muharremaj thotë se sot kishte shumë zjarre në Suharekë

Kosova

Muharremaj thotë se sot kishte shumë zjarre në Suharekë

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 00:24
Bali Muharremaj

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë që situata në këtë komunë po vazhdon të jetë kritike, derisa sipas tij, gjatë sot ka pasë një numër të madh të zjarreve.

“Zjarret kanë filluar nga ora 12:00. I kemi pasë rreth 14 vatra të zjarreve, por për fat jo të mirë sot ka ndryshuar gjendja në këtë komunë, pasi ka pasë zjarre që janë shkaktuar nga era e fortë, e cila ka shkaktuar përplasje të telave të rrymës dhe si rezultat i kësaj situate janë djegur disa shtëpi, si në Mushtisht Sallagrazhdë, Gjinoc, e në shumë pjesë tjera”.

Muharremaj ka theksuar që përveç ekipit të zjarrfikësve, për t’u dalë në ndihmë në këtë situatë janë përfshirë edhe grupe të vullnetarëve.

“Të lënduar nuk ka pasë, rrezik ka pasë. Është bërë evakuimi i njerëzve dhe i bagëtisë. E falënderoj ekipin e zjarrfikësve që prej të dieles,po punojnë 24 orë. Për fat të mirë kemi edhe një ekip të vullnetarëve që gjithashtu po punojnë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat