Sot do të mbaj mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu

Kosova

Sot do të mbaj mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 06:11
Ilustrim

Në parashikimin e motit për sot dhe nesër Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se këto dy ditë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sot sipas IHK-së mbi vendin tonë parashihen vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ndryshëm.

Në fushat termike do të ketë rënje në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat