Nis fushata e vetëdijesimit dhe informimit të qytetarëve për legalizimin e ndërtimeve pa leje

Kosova

Nis fushata e vetëdijesimit dhe informimit të qytetarëve për legalizimin e ndërtimeve pa leje

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 14:44
Ilustrim

Në komunën e Vitisë, ka filluar fushata e informimit dhe vetëdijesimit të qytetarëve për legalizimin e ndërtimeve pa leje.

Ky projekt është në kuadër të programit USAID për qeverisje ekonomike në Kosovë (KEGA).

Bëhet me dije se qëllimi i këtij projekti pos vetëdijesimit dhe informimit të qytetarëve në këtë drejtim ka për qëllim edhe mbështetjen e qytetarëve në procesin e shqyrtimit të progresit dhe menaxhimin e të dhënave përmes realizimit të kontakteve të rregullta në zyrat komunale.

Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Viti, tha se në kuadër të kësaj fushate të informimit dhe vetëdijesimit është paraparë edhe njësia mobile e informimit dhe promovimit në disa zona të kësaj komune.

Ai tha se po bëhet edhe shpërndarja e fletëpalosjeve dhe Promovimi statik në ambiente të jashtme.

Përndryshe projekti në fjalë është edhe në mbështetje dhe bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat