Në 23 vjetorin e rënies, përkujtohet dëshmori Bashkim Leku

Kosova

Në 23 vjetorin e rënies, përkujtohet dëshmori Bashkim Leku

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 17:46
Pamje nga homazhet

Më rastin e shënimit të 23 vjetorit të rënies së dëshmorit Bashkim Leku, nënkryetari i Komunës, Arben Shala së bashku me drejtor të drejtorive komunale dhe familjarë të dëshmorit, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve ne Marinë.

Aty edhe prehet trupi i dëshmorit.

Më këtë rast, nënkryetari Arben Shala, tha se ideali për liri të Kosovës, bashkoi Bashkimin dhe shumë bashkëluftëtarë të tjerë të cilët nuk kursyen asgjë për vendin.

Lavdi dëshmorit Bashkim Leku dhe dëshmorëve të tjerë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat