Jashari pret shkrimtaren, e cila për temë diplome në Zvicër kishte heroizmin e familjes Jashari

Kosova

Jashari pret shkrimtaren, e cila për temë diplome në Zvicër kishte heroizmin e familjes Jashari

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 19:09
Bekim Jashari dhe Elmedina Buja

Për sakrificën dhe heroizmin e familjes Jashari kanë dëgjuar dhe është shkruar nga të gjitha anët e botës.

Mirëpo ky flijim i familjes Jashari nga Prekazi Heroik ka bërë që të bëhet edhe temë studimi në shtetin e Zvicrës.

Shkrimtarja Elmedina Buja, kohë më parë kishte diplomuar në gjimnazin e Baselit në Zvicërr, me temën për heroizmin e familjes Jashari, ndërsa kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi ka njoftuar se tani ajo ka botuar edhe librin e saj me titull “Prekazi Altari i Lirisë".

Postimi i plotë:

Sot prita në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz shkrimtaren e re Elmedina Buja, e cila pasi kishte marrë për temë diplome në gjimnazin e Baselit në Zvicërr, heroizmin e familjes Jashari, tani ka botuar librin e saj me titull “Prekazi Altari i Lirisë”.

Ajo sot Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, i dhuroi 80 kopje të librit të saj, 40 në gjuhen shqipe dhe 40 në gjuhen gjermane, libra këto që do të ipen falas për vizitorët e interesuar.

Përmes punës së saj si shkrimtare në diasporë, Elmedina po njofton shoqerinë zvicrane për luftën dhe rezistencën e familjes Jashari dhe popullit tonë në përgjithësi.

Ambasadorë të rinj në shtetet tjera si Elmedina Buja, i nevojiten Kosovës në mënyrë që të vihet në pah pastertia e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat