​1.659 raste aktive me COVID-19

Kosova

​1.659 raste aktive me COVID-19

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 07:31
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 352 raste të reja me COVID-19, nga 5,204 të kryera në 24 orët e fundit.

Sipas komunave, rastet e reja si vijon: Prishtinë 68, Gjilan 39, Ferizaj 28, Fushë Kosovë 26, Gjakovë 22, Prizren 20, Pejë 20, Podujevë 18, Rahovec 16, Obiliq 13, Mitrovicë 12, Shtime 11, Gllogoc 9, Lipjan 7, Istog 7, Deçan 6, Kamenicë 6, Viti 5, Klinë 3, Dragash 3, Junik 3, Vushtrri 3, Kaçanik 3, Skenderaj 2, Novobërdë 1, Suharekë 1.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar edhe një viktimë nga Prizreni.

Sa i përket të shëruarve, është njoftuar për 13 pacientë që tashmë e kanë kaluar COVID-19.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë dhënë 9.590 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 487.685 doza të vaksinës. Deri më sot 166.148 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat