Ky është parashikimi i motit për javën që po hyjmë

Kosova

Ky është parashikimi i motit për javën që po hyjmë

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Java fillon me mot shumë të nxehtë e kryesisht me diell.  Me mundësi për riga lokale shiu nga viset malore.  Në pjesën e dytë të javë temperaturat në rënie të lehtë.

Nga sot mbi vend po shtrihen rryma më të nxehta ajrore nga Mesdheu qëndror, që kushtëzojnë mot shumë të nxehtë, e këto kushte mbeten edhe në ditët e para të javës.  Orëve të pasdites përreth viseve malore mund të ketë edhe ndonjë rrebesh afatshkurtë shiu.  Ditën e mërkurë me më shumë gjasa për zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Në pjesën e dytë të javës, do të dominojë mot më i qëndrueshëm, kryesisht me diell, me një rënie të lehtë të temperaturave.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të mbetet kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm orëve të pasdites, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor mund të kaloj edhe në vlera mesatare.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë kryesisht në vlera shumë të larta, prandaj  preferohet t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16.

Datat:

9.08 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.  Rreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu.

10.08 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.  Pasdite vonë, përreth viseve malore me mundësi për rrebesh shiu e bubullima.

11.08 – Mbetet nxehtë, me diell e vransira, e vonë pasdite,  priten mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima.

12.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.

13.08 – Mbetet nxehtë, e kryesisht me diell.

Temperaturat minimale luhaten nga 15C deri 19C, e maksimalet nga 35C, deri ditën e premte zbresin në 30C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 3-9m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies rreth vlerave normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat