Temperaturat pritet të shkojnë deri në 36 gradë javën e ardhshme

Kosova

Temperaturat pritet të shkojnë deri në 36 gradë javën e ardhshme

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti i nxehtë dhe me vapë do të vazhdojë të mbajë edhe javën e ardhshme.

Ndërkaq sipas këtij instituti nga dita e hënë deri të mërkurën ka mundësi që të ketë ndryshim të motit, por jo në gjithë territorin.

“Javën që e lamë pas, reshje kishte në jug dhe jugperëndim të vendit, ndonëse kishte parashikime që të kemi reshje edhe në pjesët tjera të territorit, por prezenca e masave të fuqishme të ajrit që ishin nga perëndimi i vendit i ndryshuan kushtet meteorologjike duke i ç’vendosur vranësirat rrëzë maleve dhe reshjet e shiut në formë rrebeshi kishte kryesisht në malet e Sharrit, duke i përfshirë gjitha fshatrat e rrethit të Dragashit e deri në pjesën jugore të qytetit të Prizrenit, kurse pjesa tjetër e territorit mbeti nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik, vranësira të paqëndrueshme dhe rreze dielli”, ka njoftuar ky institut.

“Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë Celsius”, ka shtuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Instituti bën apel që të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit nga ora 10 deri në 17, ose të mbajmë masa mbrojtëse, pasi indeksi i rrezeve UV mbetet i lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat