Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasje në tentativë në Suharekë

Kosova

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasje në tentativë në Suharekë

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 16:57
Foto

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë ditë ndaj të pandehurit P.M., e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit.

Ky vendim u mor për shkak të dyshimit të bazuar se i dyshuari ka kryer veprat penale të vrasjes në tentativë, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve dhe asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit P.M., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar.

“Me datën 07 gusht, në orët e mëngjesit, në Suharekë, i pandehuri P.M., tenton të privon nga jeta personin tjetër – të dëmtuarin me të cilin kishte një mosmarrëveshje të më hershme, në atë mënyrë që fillimisht ia dëmton me gur xhamin e automjeti të të dëmtuarit, meqenëse i dëmtuari nuk ndalet i pandehuri P.M., vrapon pas tij, e më pas  i del mbrapa dhe  me armën automatike gjuan  disa herë në drejtim të dëmtuarit, kështu shkakton edhe rrezik të madh për jetën e njerëzve, në vend publik- rrugë kryesore në Suharekë, në atë mënyrë që gjuan me armën të dëmtuarin, duke rrezikuar edhe jetën e pjesëmarrësve tjerë të pranishëm në vendin ku ka ndodhur ngjarja, si dhe posedon armë në kundërshtim me ligjin”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë parasysh rrezikshmërinë e veprave panele të cilat i vihen në ngarkim të pandehurit dhe pasojave të shkaktuara dhe me lënien në liri të të pandehurit i njëjti mund të arratisen dhe t’i shmanget dhe të pengojnë procedurën penale- hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat