‘Lights Of The Future’ i jep dritë Obiliqit me 'Ndriço Fest’

Kosova

‘Lights Of The Future’ i jep dritë Obiliqit me 'Ndriço Fest’

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 06:13
Ilustrim

OJQ Lights of the Future (LOF) organizon edicionin e dytë të festivalit të qytetit të Obiliqit ‘Ndriço Fest’ i cili do të mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës.

Ndriço Fest, mbahet sot dhe pjesë të vetën do të ketë këngëtarë e artistë të njohur vendas, të zhanreve të ndryshme muzikore.

Festivali mbahet në sheshin e qytetit “Dëshmorët e Kombit” dhe është i hapur për të gjithë, derisa do të ketë edhe aktivitete të tjera përcjellëse anash performancës artistike.

Gjatë festivalit, Impianti i Shndërrimit të Avullit ne Ujë (TC-B) të cilën do ta quajmë ‘Drita Jonë’ do të ndriçohet me drita profesionale dhe ‘Video Animacione’ duke dhuruar Light Show, e gjithashtu do të krijohen hapësira për Shoqatën e Grave të cilat do të ofrojnë ushqime tradicionale nën moton ‘Bujrum n’Sofër’.

Festivali do të ketë edhe supriza e befasi të tjera e gjithashtu një atmosferë fantastike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat