Në Podujevë mbi 21 mijë qytetarë të vaksinuar

Kosova

Në Podujevë mbi 21 mijë qytetarë të vaksinuar

Nga: A.SH Më: 10 gusht 2021 Në ora: 16:10
Foto nga takimi

Në Komunën e Podujevës mbi 21 mijë janë vaksionuar deri më tani.

Këtë e bëri të ditur deputeti nga kjo anë Fitim Haziri, i cili tha se me shtimin e rasteve nuk ka alternativë tjetër përveç vaksinës.

Postimi në Facebook:

21 mijë e 300 persona janë vaksionuar deri më tani në Podujevë - shifra të cilat si komunë qëndrojmë mirë por duhet edhe me shumë të vaksionohemi pasi që ditëve të fundit janë shtuar rastet dhe nuk ka alternativë tjetër përveç VAKSINËS.

Puna e madhe e ekipeve mjekësore - 10 sosh - të cilët punojnë në dy ndërrime, nga ora 07:00 e deri në orën 20:00 është një mundësi e artë për t'u vaksionuar. Falenderim dhe respekt maksimal për punën e tyre.

E inkurajoj secilin prej juve që ende nuk e keni marrë vaksinën anti-covid, që ta bëni një gjë tillë.

#vaksinohu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat