Fshati Gjylekar bëhet me rrjet të ujësjellësit

Kosova

Fshati Gjylekar bëhet me rrjet të ujësjellësit

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 17:24
Fshati Gjylekar bëhet me rrjet të ujësjellësit

Sot në fshatin Gjylekar të Vitisë, është bërë përurimi i rrjetit të ujësjellësit i cili është reahabilituar në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Vitisë me Dorsch/CDI dhe që është financuar nga qeveria zvicerane dhe e Kosovës por edhe nga komuna e Vitisë. Megjithatë punimet në ndërtimin e këtij rrejti kishin filluar vite më parë në kuadër të një projekti të Bashkimit Evropian.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me rastin e përurimit të këtij projekti, ka potencuar se pas rregullimit të rrjetit të ujësjellësit banorët e këtij fshati do të kenë qasje në ujë të pijes. Ai shtoj se pas kryerjes së procedurave të mbetura menaxhimi i ujit do të merret nga kompania KRU “Hidromorava”-Gjilan e cila do të kujdesët për cilësinë e ujit të pijshëm. Kryetari Haliti shtoj se Komuna e Vitisë dhe ai po bëjnë përpjekje maksimale të sigurojnë qasje në ujë të pijshëm për banorët e kësaj komune dhe falënderoj të gjithë ata që po bashkëpunojnë në këtë drejtim me komunën e Vitisë duke numëruar edhe disa projekte në fushën e sigurimit të ujit të pijshëm.

Në përurim kanë marrë pjesë edhe Mumin Morina nga KRU “Hidromorava”- Gjilan, Astrit Vokshi nga Dorsch/ CDI dhe Demush Sadiku, kryetar i fshatit Gjylekar.

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme kryetari Haliti në këtë fshat ka vizituar edhe disa projekte të cilat janë realizuar dhe po realizohen jo vetëm nga Komuna por edhe nga vetë banorët, konkretisht të banorëve të këtij fshati në mesin e tyre edhe të atyre që jetojnë jashtë vendit. Me këtë rast ai pa nga afër pusin që është hapur për ambulanten e fshatit, sallën e pritjes dhe morgun. Ai vizitoi edhe shkollën e fshatit “Kenan Halimi” që tani më vetëm se është kyçur në sistemin e ujësjellësit. Gjithashtu në këtë shkollë po ndërtohet edhe pjerrina për qasjen e personave me aftësi të kufizuara. Përndryshe sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në këtë fshat janë 2519 ekonomi familjare me rreth 3000 banorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat