Ka vdekur zyrtari komunal Ragip Kastrati

Kosova

Ka vdekur zyrtari komunal Ragip Kastrati

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 17:30
Ragip Kastrati

Sot në moshën 62 vjeçare, ka ndërruar jetë zyrtari në Komunën e Malishevës, Ragip Kastrati nga fshati Turjakë.

Ragip Kastrati ka qenë i angazhuar për shumë vite në shërbimin e ofiqarisë në Komunën e Malishevës.

Telegram ngushëllimi familjes Kastrati, i ka dërguar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të qeverisë komunale, si dhe drejtoresha e Drejtorisë së Administratës, Besartë Kryeziu-Ramaj, ku edhe ka punuar i ndjeri.

“Lajmi për vdekjen e hershme, na ka tronditur të gjithëve. Baci Ragip, ka qenë punëtor i zellshëm dhe i respektuar nga gjithë. Familjes Kastrati i shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet mes tjerash në ngushëllim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat