Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara

Kosova

Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 06:02
Ilustrim

Në parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat gjatë ditës do të zhvillohen dhe do të krijojnë kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesëshme, kryesisht  për rreth maleve.

Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve do të jenë pothuaj konstante në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-33 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon ti mbaj vlerat e larta dhe këshillat e  IKSHP mbeten në fuqi. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperendimit e leht dhe lokalisht e fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat