Komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19

Kosova

Komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19.

Kryeqyteti numëron 540 raste aktive me koronavirus. Pas Prishtinës komuna me më shumë raste është Gjilani me 236, Ferizaj me 222 dhe komunat tjerë me më pak se 200 raste.

Vetëm të martën, në Kosovë janë regjistruar 562 raste me COVID-19 dhe dy të vdekur.

Që nga fillimi i pandemisë janë konfirmuar 110.756 raste me COVID, 19, 2.273 të vdekur, 105.843 të shëruar dhe janë kryer 953.794 teste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat