Gashi vaksinohet me dozën e dytë ndaj Covid-19

Kosova

Gashi vaksinohet me dozën e dytë ndaj Covid-19

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 12:36
Xhafer Gashi

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sot në Qendrën e Vaksinimit në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri”, është vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës, AstraZeneca.

Kryetari Gashi, ka falënderuar dhe ka vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e stafit mjekësor të QKMF-së: “Falënderoj, personelin shëndetësorë të QKMF-së, për punën, angazhimin dhe përkushtimin e madh në vaksinimin e qytetarëve duke qenë shembull në menaxhimin e kësaj situate!” ka thënë kryetari Gashi.

Njëkohësisht, ai ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të imunizohen ndaj këtij virusi duke shprehur se: “kjo është mënyra e vetme që përfundimisht të dalim fitues në këtë betejë!”

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“Në Qendrën e Vaksinimit në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri”, mora dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca.

Falënderoj, personelin shëndetësorë të QKMF-së, për punën, angazhimin dhe përkushtimin e madh në vaksinimin e qytetarëve duke qenë shembull në menaxhimin e kësaj situate!

Ju bëj thirrje gjithë qytetarëve që të përfshihen në procesin e vaksinimit sepse kjo është mënyra e vetme që përfundimisht të dalim fitues në këtë betejë!

Xhafer Gashi”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat