Zyrtari i PDK-së kritikon Vitinë: Mbi 500 raste pozitive në ditë, kurrfarë fushate për vaksinim

Kosova

Zyrtari i PDK-së kritikon Vitinë: Mbi 500 raste pozitive në ditë, kurrfarë fushate për vaksinim

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 12:57
Arben Vitia

Kryetar i Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, për qasjen e tij ndaj situatës epidemiologjike.

Bislimi ka thënë se edhe përkundër rritjës së rasteve pozitive me Covid-19, nuk është marrë asnjë fushatë për vaksinim.

Postimi i plotë:

Kurrfar fushate për vaksinim,

Kurrfar organizimi të vaksinimit edhe për ata që dëshirojnë të vaksinohen,

Mbi 500 raste pozitive çdo ditë,

Vdekje të përditshme nga Covid-19,

Ngulfatje e sistemit shëndetësor dhe rritje e intensitetit të punës,

Ndalja e shtesave në paga për punëtorët shëndetësor,

Mos vazhdimi i kontratave për stafin mbështetës,

Injorim total dhe shpërfillje absolute ndaj nevojave të stafit shëndetësor etj, etj, etj…

I shokuar me këtë qasje të kësaj qeverie ndaj shëndetësisë dhe misionarëve të saj,

Edhe më i shokuar me qasjen e vet ministrit ndaj kolegëve të tij!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat