Sot në përkujtim të 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe të rënëve të fshatit Irzniq

Kosova

Sot në përkujtim të 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe të rënëve të fshatit Irzniq

Nga: Fadil Dervishaj, Kushtrim Dacaj Më: 11 gusht 2021 Në ora: 13:46
Dëshmorët dhe të rënët e fshatit Irzniq

Irzniq është fshati i cili ka më shumë se treqind shtëpi dhe afër tremijë banorë, pra është ndër fshatrat e mëdha të Komunë së Deçanit. Para Luftës ky fshat kishte edhe zyrën e vendit, që e bënte qendrën e dytë pas Deçanit, me statusin e Komunës, ku pothuaj gjysma e fshatrave përreth kryenin shërbimet aty. Po ashtu kishte edhe postën, ambulancën, stacionin policor, kooperativën bujqësore “Përparimi”, (që nën drejtimi e Tahir Dacaj (martir), për më së tridhjetë vjet, ishte ndër kooperativat më të suksesshme, jo vetëm në Komunën e Deçani, por edhe në ato përrreth), Shkollën Fillore “Avni Rrustemi”, Gjimnazin “Sami Frashëri” dhe objektin e kultit fetarë, Xhaminë. 

Irzniqi kishte një traditë të lëvizjeve në përpjekje për Liri e Pavarësi të vendit, por  që nga fillimi i viteve ’90-ta kishte filluar me lëvizjet nën organizimin e banorëve të atyshëm, duke e trasuar rrugën e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që në fillim të 1998, ishte formuar Shtabi lokal, bashkëformues i këtij Shtabit, njëherit i zgjedhur edhe komandant, ishte edhe porofesor Maxhun Çekaj, si njeri që e ka njohur mirë strategjinë e luftës, dhe mentalitetin agresiv të pushtuesit. Menjëherë pas themelimit të Shtabit, një pjesë e madhe e banorëve të fshatit, të cilët ishin të aftë për luftë, madje kish edhe prej atyre të cilët ende nuk kishin hyrë në moshën e pjekurisë, ishin paraqitur për të marrë armët në dorë për Liri dhe Pavarësi të Kosovës. Por udhëheqësia e Shtabit, e kishte  bërë selektimin e duhur të atyre që ishin paraqitur, duke mos ua thyer idealin edhe atyre që ishin shumë të ri për të qenë pjesë e kësaj luftë të padrejtë që bëhej kundër popullit shqiptarë të Kosovës, për të qenë të denjë dhe të aftë për të hyrë në radhët e UÇK-së. 

Pas gjithë organizimeve të duhura të bëra nga Shtabi lokal i fshatit, e kishin informuar Shtabin qendrorë, i cili ishte në Gllogjan, më në krye Ramush Haradinaj,  se Irzniqi ishte i gatshëm për ta bërë kauzën për lirinë e vendit. Pas këtij takimi, një numër i madh ushtarësh nga fshati Irzniq, ndër ta edhe përshkruesi i këtyre radhëve, nga data e nëntë prill e vitit 1998, duke e parë nevojën se populli duhet të mbrohet me diç, në mënyrë sistematike deri në përfundimin e luftës, kishin shkuar për të sjellë armatim nga Shqipëria. 

Gjatë Luftës së viteve 1998-1999, fshati Irzniq ishte bërë njëri nga qendrat rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jo vetën në rrethinën e Deçanit, por pothuaj në gjithë Zonën e Dukagjin. Shtabi i Irzniqit, kishte ndërtuar poligonin ushtarak, ku bëheshin stërvitjet e ushtarëve, kishte të formuara strukturat e saj ushtarake, po ashtu kishte edhe spitalin ushtarak, i cili shërbënte për tërë Zonën Operative të Dukagjinit, ku operonte pandërprerë ushtarët e plagosur, por edhe civilët. Fshati Irzniq kishte të mobilizuar përmbi dyqind ushtarë, të cilët kanë operuar në pikat të ndryshmë të rajonit të Deçanit, si: Carrabreg, Prejlep, Baballoq, Rastavicë, Strellc etj., kudo që kërkohej. 

Pak kohë pas formimit të njësive ushtarake, pra në qershorit ’98-tës, në fshatin Irzniq formohet edhe njësia speciale: “Shqiponjat e Zeza”, komandant i së cilës ishte Idriz Balaj (togeri), ku pjesë e kësaj njësie ishin tetë djem të këtij fshati, njëri nga ta: Altin Haskaj, sot Dëshmorë i Kosovës, kurse tre nga këta ushtarë kanë qenë të plagosur  rëndë.  Më pas ishte formuar edhe Policia Ushtarake në korrik ’98-tës, e cila ishte nën komandën e Shefqet Zejnaj.

Fshati Irzniq ka 12 Dëshmorë e 8 të rënë, gjithsej 20 të  vrarë, që e bën të jetë ndër fshatrat me më së shumti të rënë në altarin e lirisë në Komunën e Deçanit

Dëshmorët e fshatit Irzniq janë: Maxhun Çekaj, Blerim Dervishaj, Gëzim Dervishaj, Altin Haskaj, Malë Zejnaj, Mustafë Çekaj, Dinë Çekaj, Tahir Dervishaj, Daut Aliçkaj, Halil Berisha, Berhon Dervishaj dhe Armend Daci. 

Të rënët e fshatit Irzniq janë:Zeqë Dervishaj, Hajdin Dervishaj, Himë Dervishaj, Tahir Dacaj, Hajdar Dacaj, Selim Aliçkaj, Shkurte Dervishaj dhe Emine Dervishaj. 

Pos vrasjeve të shumta, fshati Irzniq kishte pësuar disa herë shkatërrimin e tij nga paramilitarët serb, pothuaj 90 për qind e tij ishte i shkatërruar, me shtëpi të djegura e të rrënuara nga granatimet. Por pas çlirimit, edhe pse me mundime të mëdha, fshati sot është rimëkëmbur si më parë, i cili ka një mirëqenie  dhe një infrastrukturë të konsiderueshme.

Nga libri "Antologjia e lirisë"!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat