Ngjarjet e ditës për sot

Kosova

Ngjarjet e ditës për sot

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 06:34
Foto ilustrim

Mbahet takimi konstituiv i Komisionit të përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë (KPSA). Merr pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 09:00)

Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e pranimit të donacionit të Ambasadës hungareze në Kosovë, për sektorin e sportit në Komunën e Prishtinës. (Te Pallati i Rinisë, afër objektit të ASK-së, Prishtinë, ora 10:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka merr pjesë në ceremoninë e dhurimit të “Tavolinës Teqball”, të dhuruar nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë. (Shkolla fillore “Abdyl Frashëri”, ora 15:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban takimin e dytë me bashkatdhetarë këtë verë. (Selia e Vetëvendosjes, ora 18:00-20:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat