Vaksionohet Xhelal Sveçla, jep një mesazh për qytetarët

Kosova

Vaksionohet Xhelal Sveçla, jep një mesazh për qytetarët

Nga: H.O. Më: 12 gusht 2021 Në ora: 19:34
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot ka marrë dozën e dytë të vaksinës. Ai thotë se është ndjerë shumë mirë brenda kësaj periudhe, pavarësisht angazhimeve të tij.

Sveҫla shkruan në Facebook duke iu bërë thirrje gjithë qytetarëve që të vaksionohen, për të mbrojtur të gjithë rreth vetes.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sot kisha terminin për të marrë dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca. Përgjatë kësaj kohe jam ndjerë shumë mirë, përkundër që mes dy termineve kisha angazhime të mëdha brenda dhe jashtë vendit. Në anën tjetër, sot 1009 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Të dashur qytetarë, miq e familjarë,

Kemi qëndruar mjaft kohë larg njëri-tjetrit. Kemi kaluar festa, gëzime e hidhërime larg më të dashurve tanë. Momentet e vështira koridoreve të spitaleve për jetë a vdekje duhet t’ia lëmë të kaluarës. Procesi i vaksinimit zgjatë 5 minuta për secilin prej jush, e kështu ju i mbroni të gjithë rreth vetes. E vetmja mënyrë për të zvogëluar numrin e të infektuarve, për të mbrojtur jetën e të tjerëve rreth jush dhe për të vazhduar jetën pa kufizime është vaksinimi.

Bashkë ia dalim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat