Dogji malin pasi shkoi për të bërë grill, flet qytetari nga Vushtrria

Kosova

Dogji malin pasi shkoi për të bërë grill, flet qytetari nga Vushtrria

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 22:47
Ruzhdi Azemi

Një pjesë e një mali në Dumnicë të Epërme të Vushtrrisë është kapluar nga zjarri të enjten.

Kjo pasi Ruzhdi Azemi, shkoi të bënte grill derisa malit i hyri flaka.

Zjarri që ndezi Azemi, doli nga kontrolli, e ky menjëherë i njoftoi policinë dhe zjarrfikësit të cilët për një kohë të shkurtër arritën ta shuajnë zjarrin.

Ndonëse në raportin 24 orësh të policisë thuhej se janë djegur dhjetë hektar tokë, Azemi e mohoi duke thënë së janë djegur dy ose tre hektar të pronës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat