Krasniqi: Tahiri do të kujtohet si një profesionist që i shërbeu gjithë jetën vendit

Kosova

Krasniqi: Tahiri do të kujtohet si një profesionist që i shërbeu gjithë jetën vendit

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 23:02
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas vdekjes së analistit politik, Ramush Tahiri.

Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se është prekur me vdekjen e tij, ndërsa do ta kujtojë si një profesionist që i shërbeu vendit të tij.

Postimi i tij i plotë:

U preka thellësisht nga vdekja e hershme e politologut, atdhetarit dhe njeriut të mirë të Kosovës, Ramush Tahiri. Në kujtesën tonë, ai do të mbetet si një profesionist që i shërbeu me nder gjithë jetën vendit të tij. Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Kujtojmë se Tahiri pas vetes la bashkëshorten, Linditën, dhe dy djemtë, Kreshnikun dhe Valdrinin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat