PDK prezanton kandidatin për kryetar të Istogut

Kosova

PDK prezanton kandidatin për kryetar të Istogut

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 16:14
Foto nga takimi

Partia Demokratike e Kosovës e ka vënë Ali Nimanajn kandidat për kryetar të Istogut.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, i cili e ka vlerësuar lart Nimanajn.

“Komuna e Istogut i ka të gjitha parakushtet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Me bjeshkë e natyrë të mrekullueshme, me qytetarë punëtorë, Istogu duhet të transformohet në vend turistik që siguron mirëqenie shumë më të mirë për gjithë të rinjtë e të rejat, pa dallim”.

Krasniqi ka thënë se Nimanaj ka vullnet dhe potencial për të punuar për ndryshimin e modelit të qeverisjes në Istog.

“Kandidati i PDK-së për kryetar të Istogut, Ali Nimanaj e ka vullnetin dhe potencialin që të punoj për ndryshimin e modelit të qeverisjes në Istog”.

“PDK do ta çlirojë potencialin e saj dhe do të hapet për tu krijuar hapësirë vendimmarrësve profesionistë të rinj, në njërën prej komunave më të bukura që ka Kosova”.

“Ne do ta mbështesim Ali Nimanajn, për të zbatuar prioritetet e qytetarëve, për reforma rrënjësore me transparencë e llogaridhënie të plotë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat