Rritet numri i rasteve me COVID-19, aplikimi për vaksinim kalon online në komunën e Vitisë

Kosova

Rritet numri i rasteve me COVID-19, aplikimi për vaksinim kalon online në komunën e Vitisë

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 12:34
Viti

Java e fundit në Kosovë, ka shënuar rritjen e numrit me raste pozitive të koronavirusit.

Pas rritjes së numrit të madh me COVID-19 në komunat e Kosovës, është rritur dukshëm edhe kërkesa për vaksinim.

Kërkesat e mëdha për t’u vaksinuar po krijojnë tollovi, dhe vështirësi në menaxhimin e fluksëve të qytetarëve nëpër komuna.

Në qytetin e Vitisë, është vështirsuar situata në qendrat e vaksinimit pasi vetëm gjatë ditës së sotme janë realizuar 100 teste rapide.

Përhapja e virusit në masë të madhe, dhe mungesa e mjekëve në Qendrën Klinike Mjekësore Familjare të Vitisë, ka krijuar tollovi rreth mënyrës së aplikimit dhe marrjes së vaksinave.

QKMF-Viti ka informuar qytetarët e saj përmes Facebook-ut se tashmë terminet për vaksinim kanë kaluar në platformën online të Kosovës, për të shmangur tollovin e krijuar në qendrën e vaksinimit.

“Situata sot na është vështirësuar nga përhapja e virusit në masë të madhe, ku vetëm sot rreth 100 teste rapide janë realizuar në QKMF. Duke pasur parasysh që kemi mungesë tē mjekëve edhe në QKMF-Viti dhe QMF-Pozheran dhe jemi duke punuar me kapacitet të tejkaluar, megjithatë nē çdo vonesë ju lus të na mirēkuptoni, ashtu siç e keni bërë deri më sot. E njejta situatë me mungesë të mjekëve po na reflekton edhe në qendrën e vaksinimit nē Viti ( jemi në pritje të mbështetjes me mjek nga MSH), prandaj MIRĒKUPTIMI juaj do të jetë shtytje dhe vullnet për punë edhe të ekipeve të vaksinimit. Po punojmë vazhdimisht ta rregullojmē situatën shpejt, prandaj mē duhet të ju njoftoj që në mēnyrë që të iu ikim pritjeve tē gjata , terminet do të bëhen vetëm online në platformën eKosova, kështuqë janë ndërprerë caktimi i termineve në qendrën e vaksinimit në Viti”, ka njoftuar QKMF-ja në Viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat