Ky është kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit

Kosova

Ky është kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 13:37
Memli Krasniqi dhe Hyzer Rizani

Hyzer Rizani është kandidat i PDK-së për kryetar të komunës së Lipjanit.

Lajmin e ka bërë të ditur i pari i kësaj partie, Memli Krasniqi, i cili përmes rrjetit social Facebook, tha se Rizani është kuadër akademik me titullin doktor shkence, i cili jeton me brengat dhe sfidat e qytetarëve të Lipjanit, komunë e cila ka nevojë për më shumë zhvillim, më shumë të arritura dhe më shumë projekte që i sjellin mirëqenie qytetarëve të komunës së Lipjanit.

“Hyzer Rizani, është kuadër që nga ditët e para të rinisë së tij brenda PDK-së, duke dëshmuar konsekuencë, qëndrueshmëri dhe vijimësi në vizionin e PDK-së.

Ai sot, është kuadër akademik me titullin doktor shkence, i cili jeton me brengat dhe sfidat e qytetarëve të Lipjanit, komunë e cila ka nevojë për më shumë zhvillim, më shumë të arritura dhe më shumë projekte që i sjellin mirëqenie qytetarëve të komunës së Lipjanit.

Hyzer Rizani, do t’i prijë komunës së Lipjanit me plotë energji, me ekipin e bashkëpunëtorëve që trajtojnë me prioritet problemet që kanë qytetarët e kësaj komune, me kreativitet, transparencë dhe llogaridhënie, sepse, Lipjani meriton më mirë dhe më shumë vepra të mira për qytetarët.

Prandaj, Hyzer Rizani është kandidat i PDK-së, për të bërë më të mirën për mirëqenien e lipjanasve, me energji të reja, projekte inovative dhe zbatim të ligjit, për qytetarët e komunës së Lipjanit!”, ka shkruar tutje Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat