Të burgosurit nëpër Kosovë vaksinohen me dozën e dytë

Kosova

Të burgosurit nëpër Kosovë vaksinohen me dozën e dytë

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

Vaksinimi me dozën e dytë të vaksinës u zhvillua në të gjitha burgjet e Kosovës,  këtë të hënë.

Imunizimit iu nënshtruan edhe të rinjtë e Qendrës Korrektuese në Lipjan  të cilët u shprehën të lumtur për mundësinë dhe komoditetin që e patën gjatë kryerjes së këtij procesi.

Sipas mjekëve që u trajnuan enkas për këtë punë, vaksinimi u zhvillua pa asnjë telash, derisa siç u tha arritja e qëllimit u bë edhe falë fushatës vetëdijësuese tek të burgosurit.

Në krah u injektuan edhe gratë e burgosura, veçse 4 prej 36 sa janë gjithsej refuzuan marrjen e vaksinës pavarësisht kushteve të vëna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat