8,544 raste aktive me coronavirus në Kosovë, lejohet vaksinimi i fëmijëve mbi moshën 12 vjeçare

Kosova

8,544 raste aktive me coronavirus në Kosovë, lejohet vaksinimi i fëmijëve mbi moshën 12 vjeçare

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 07:24
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 8,544.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.157,  ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,286.

Rreth 22 mijë persona kanë marrë të hënën vaksinën anti-COVID nëpër qendrat e vaksinimit në Kosovë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, saktësisht 21 mijë e 908 vaksina janë administruar sot.

Deri më tani në Kosovë janë dhënë 602 mijë e 231 vaksina.

Me dozën e parë janë vaksinuar 175 mijë e 655 qytetarë, ndërkaq numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 213 mijë e 288.

Numri i terminëve të rezervuara për të hënën ka qenë 20 mijë e 464 termine.

Deri tani janë vaksinuar mbi 22 mijë studentë, megjithatë, numri më i madh i të vaksinuarve i përket kategorisë së pensionistëve, ku janë vaksinuar deri më tani mbi 139 mijë.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka marrë vendim që të lejohet vaksinimi i fëmijëve mbi moshën 12 vjeçare me vaksinën Pfizer.

Sipas komunikatës për medie nga Ministria e Shëndetësisë, Vitia ka aprovuar rekomandimin e dhënë nga trupa profesionale kompetente-Komiteti për imunizim kundër COVID-19, për plotësimin e Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19.

Sipas këtij plotësimi, do të vaksinohen edhe fëmijët mbi 12-vjeç me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore me vaksinën Pfizer.

Ndryshe, numri i fëmijëve të infektuar me COVID-19 gjatë ditëve të fundit është rritur dukshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat