Policët parkojnë veturën në vend të gabuar në Prishtinë

Kosova

Policët parkojnë veturën në vend të gabuar në Prishtinë

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 14:32
Foto

Një veturë e Policisë së Kosovës është parkuar në vend të gabuar në Prishtinë.

Lexuesit kanë dërguar fotografi ku shihet se vetura është parkuar në vendin ku ndalohet parkimi edhe me shenja të komunikacionit.

Për shkeljen e rregullave të komunikacionit, Policia në vazhdimësi po dënon shoferët, e së fundmi Policia po shqipton tiketa trafiku bazuar edhe në fotografitë që pranon nga qytetarët.

Ndryshe, në 24 orët e fundit, Policia ka dënuar 1 mijë e 488 shoferë për mos respektim të rregullave të komunikacionit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat