Asfaltohet rruga që lidhë mes Vitisë dhe Kaçanikut

Kosova

Asfaltohet rruga që lidhë mes Vitisë dhe Kaçanikut

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 16:24
Asfaltohet rruga që lidhë mes vete Vitinë me Kaçanikun

Në fshatin Vërban të Vitisë, ka filluar sot asfaltimi i rrugës Vërban-Begrancë që lidhë mes veti komunat Viti- Kaçanik

. Me këtë rast i pranishëm ishte kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë i cili bëri me dije se asfaltimi i kësaj rrugë është në kuadër të projekteve për asfaltimin e rrugëve rurale në këtë komunë.

" Po vazhdojmë me projekte infrastruktura në lokalitet e komunës së Vitisë. Rruga që po asfaltohet sot po lidhë mes veti jo vetëm banorët e dy fshatrave por edhe të dy komunave si të Vitisë dhe Kaçanikut, prandaj ka projekti në fjalë ka një vlerë të veçantë për në", u shpreh kryetari Haliti.

Ndërkaq edhe kryetari i fshatit Vërban, Afrim Ramushi falenderoj kryetarin Haliti dhe komunën e Vitisë për të gjitha projektet që janë realizuar në këtë lokalitet duke i cilësuar jetike për banorët.

Gjithashtu në Vërban është asfaltuar sot edhe rruga që lidhë mes veti lagjet Vishaj dhe Shavarinët. Po ashtu ai ka vizituar edhe shkollën e fshatit ku po vazhdojnë punimet në fushën sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat