Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e nesërme në Kosovë

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e nesërme në Kosovë

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 00:16
Ilustrim

Save the Children lanson nën-grantet e financuara nga BE për tridhjetë organizata lokale të cilat do të implementojnë projekte për ofrimin e shërbimeve sociale për grupet e cenueshme në Kosovë, në përgjigje të Covid-19. (SOS-Fshatrat, rr. “1 Tetori”, p.n., Velani, Prishtinë, ora 10:00-11:30)

Me rastin e organizimit të Poli Streetball Kosova 2021, organizuar nga Shoqata e Streetballit të Kosovës, mbahet konferencë për medie. (Hotel “Swiss Diamond”, salla e konferencave Diamond, Prishtinë, ora 11:00)

Ndërmarrja Banesore do të mbajë konferencë për media ku do të diskutohet mbi të arriturat e deritanishme dhe projektet e reja. (Zyrat qendrore të ndërmarrjes, rruga “Zija Shemsiu”, nr.22, lagjja “Ulpiana”, përballë objektit të Beni Donës, Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet konferencë për Pakon e Ringjalljes Ekonomike, ku planifikohet të ndahen 5 milionë euro për fushat e kulturës, trashëgimisë kulturore, rinisë dhe sportit. (Kabineti i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ora 14:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat