Sot dhe nesër pritet të ketë ndryshim të motit

Kosova

Sot dhe nesër pritet të ketë ndryshim të motit

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 05:57
Ilustrim

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të ketë ndryshim të motit.

Parashihet të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave maksimale dhe vende-vende pritet të bie shi.

Kjo situatë meteorologjike sipas IHK-së do të kushtëzoj kushte për një mot të freskët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat