Bulliqi: Në Podujevë nis renovimi i objekteve banesore

Kosova

Bulliqi: Në Podujevë nis renovimi i objekteve banesore

Nga: A.SH Më: 18 gusht 2021 Në ora: 12:39
Shpejtim Bulliqi

Në qytetin e Podujevës ka nisur projekti për renovimin e objekteve banesore.

Këto punime nga afër i përcolli edhe kryetari Shpejtim Bulliqi, i cili tha se, në kuadër të projektit për meremetim të objekteve banesore do të trajtohen edhe objekte tjera

Postimi në Facebook:

Sot, pashë nga afër fillimin e punimeve për renovimin e objekteve banesore në qytet.

Kemi filluar me ndërtesën përballë QKMF-së, objekt me kushte të rënda e i paprekur ndonjëherë nga dora e shtetit. Ky objekt do të fasadohet dhe do të bëhen edhe intervenime të tjera të nevojshme.

Në kuadër të projektit për meremetim të objekteve banesore do të trajtohen edhe objekte tjera, ndërsa në to do të intervenohet në rregullimin e pullazeve të vjetruara, fasadim, izolim, rregullim të ndriçimit nëpër hyrje dhe koridore si dhe sipas nevojës ndërrimin e dritareve ndriçuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat