Abdixhiku: Podujeva ka qenë dhe do të mbetet kala e pamposhtur e LDK-së

Kosova

Abdixhiku: Podujeva ka qenë dhe do të mbetet kala e pamposhtur e LDK-së

Nga: A.SH Më: 18 gusht 2021 Në ora: 13:47
Lumir Abdixhiku dhe Ekrem Hyseni

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vizituar sot strukturën e LDK-së në Podujevë dhe kandidatin për kretar Ekrem Hysenin.

Në takim u diskutua për organizimin dhe mobilizimin për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Postimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Facebook:

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takoi strukturat e LDK-së në Podujevë. Rajoni i Llapit tradicionalisht ka qenë bastion i fuqishëm i Lidhjes Demokratike, andaj në zgjedhjet e 17 tetorit jemi të bindur në fitoren e madhe në Podujevë.

Qyteti i bukur i Podujevës, ka qenë dhe do të mbetet kala e pamposhtur e LDK-së.

Në takimin me strukturat u diskutua edhe për organizimin dhe mobilizimin e pashoq që kanë udhëheqja lokale atje, në krye me Doktorin dhe kryetarin e ardhshëm, Ekrem Hysenin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat